Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
KESCO ka njoftuar se do të aplikojë te konsumatorët tarifat që kanë qenë para shtrenjtimit të energjisë, deri në një vendim të Zyrës së Rregulltorit për Energji. Komunikata e KESCO’s vjen disa minuta pasi Gjykata Supreme anuloi vendimin e Apelit dhe Themelores për tarifat e shtrenjta, vendim për të cilin duket se s’është në dijeni
Këtë vendim KESCO ka thënë se e ka marrë edhe pse ende s’ka pranuar përgjigje nga ZRRE për propozimin.
“Duke mos pranuar ende përgjigje dhe udhëzimet e nevojshme nga Rregullatori, dhe në anën tjetër duke qenë në prag të leximit të shpenzimeve dhe faturimit, KESCO e gjendur para një situate jo të lehtë, deri në vendimin e ardhshëm të ZRrE-së, ka vendosur që të aplikojë tarifat paraprake, pra tarifat që ishin në fuqi para datës 8 shkurt. Duke shpresuar që kjo situatë e vështirësuar do të gjejë zgjidhjen më të mirë, ne sigurojmë konsumatorët se nuk do të dëmtohen asesi nga ky proces dhe varësisht nga vendimi final që do të pranojmë nga ZRrE-ja, si institucion përgjegjës, KESCO do të zbatojë të gjitha përshtatjet e nevojshme”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji ZRRE për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor dhe ka marrë vendim që të ndryshojë vendimet e Gjykatës së Apelit dhe atë të Gjykatës Themelore, duke e konsideruar kërkesën e PDK-së për shtyrje të vendimit të ekzekutimit të vendimit për tarifat e reja të energjisë si të pa bazuar.
Komunikata e plotë e KESCO:
KESCO njofton se ditëve në vijim do të fillojë procesi i leximit të shpenzimeve dhe dërgimi i faturave te konsumatorët. Për të qartësuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, përkatësisht vendimit të Rregullatorit të datës 20 maj për pezullimin e tarifave të datës 8 shkurt 2022, KESCO ka kërkuar sqarime shtesë nga ZRrE-ja lidhur me interpretimin e vendimit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të ZRrE-së për Tarifat e Energjisë Elektrike të marrë më 8 shkurt 2022, si dhe ka kërkuar udhëzime se cilat tarifa janë në fuqi, përkatësisht si të vazhdohet me procesin e leximit të njehsorëve dhe faturimin e konsumatorëve.
Për të shmangur këtë situatë që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me sigurinë e furnizimit me energji elektrike në vend, dhe deri në vendimin e ardhshëm të ZRrE-së si institucioni përgjegjës për aprovimin e tarifave fundore, KESCO i ka propozuar ZRrE-së që të aplikohet vendimi paraprak i ZRrE-së, përkatësisht i datës 27 tetor për tarifat e energjisë elektrike që ishin të aplikueshme deri më datën 8 shkurt 2022.
Duke mos pranuar ende përgjigje dhe udhëzimet e nevojshme nga Rregullatori, dhe në anën tjetër duke qenë në prag të leximit të shpenzimeve dhe faturimit, KESCO e gjendur para një situate jo të lehtë, deri në vendimin e ardhshëm të ZRrE-së, ka vendosur që të aplikojë tarifat paraprake, pra tarifat që ishin në fuqi para datës 8 shkurt.
Duke shpresuar që kjo situatë e vështirësuar do të gjejë zgjidhjen më të mirë, ne sigurojmë konsumatorët se nuk do të dëmtohen asesi nga ky proces dhe varësisht nga vendimi final që do të pranojmë nga ZRrE-ja, si institucion përgjegjës, KESCO do të zbatojë të gjitha përshtatjet e nevojshme.
Ne mbetemi të përkushtuar për të bërë më të mirën për konsumatorët tanë edhe në këtë kohë të vështirë. Por, vendimet për të vepruar u takojnë institucioneve kompetente.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)