Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today17/08/2022
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu në një konferencë për media ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Abdullahu tha se PDK tash sa kohë në forma të ndryshme ka insistuar që të ndriçohet rasti i ambasadorit Berishaj.
Abdullahu duke thënë se mbrojtja e ambasadorit Berishaj me kaq konsekuencë dhe për një periudhë kaq të gjatë nga Kryeministri dhe Presidentja vazhdon të jetë enigmatike, theksoi se ishte ndërhyrje e pastër në sistemin e drejtësisë.
“Ne duam të besojmë shumë dhe kërkojmë me ngulm që të jepen përgjigjet e faktuara mbi atë se ku mbetën 600 mijë eurot e këtij personi i cili ka qenë edhe anëtar i VV-së dhe promotor i kësaj partie në Slloveni dhe gjithandej Evropës, në veçanti të Kurtit politikan të cilin me anketa të shpifura nga Sllovenia, nga viti 2013 e këndej, proklamohej si fitues i zgjedhjeve.
Firma e tij ka vetëm një të punësuar, konkretisht vetëm Martin Berishajn, si është e mundur, ky qarkullim me vetëm një njeri. Pse ai nuk e ka deklaruar kompaninë e tij të cilën e ka në Mal të Zi, pse edhe dy kompani të tjera me seli në Kosovë (Myloja L.L.C. dhe Zaslon Kosova L.L.C.) nuk i ka deklaruar në formular”, theksoi ai.
PDK konsideron se kjo qasje e pushtetarëve sot është mentalitet populist i pushtetit që bën paqe të kamufluar me korrupsionin, e në anën tjetër trumbeton shurdhueshëm për luftë kundër tij.
“Marrë parasysh të gjitha këto dhe të tjerat si këto, ne si Parti Demokratike e Kosovës, kërkojmë që ambasadori Berishaj të shkarkohet urgjentisht, pos tjerash edhe me qëllim që të mundësohet hetim i drejtë dhe i papenguar. Kjo është dashur të bëhet edhe më herët, por këtë nuk e ka bërë pushteti që e ka mbrojtur dhe përkrahur.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)