play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Kërkohet ekzekutimi i menjëhershëm apo në dy pjesë prej 200 eurove për punëtorët e sektorit privat

today02/11/2022

Background
share close

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për Kushtëzimin e përkrahjes së punëtorëve të sektorit privat me ngritje të pagave nga ana e bizneseve, kushtëzim ky që nuk i është vendosur punëtorëve të sektorit publik.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi në një konferencë për media kërkoi nga Kryeministri, Ministria e Financave, Parlamenti i Kosovës dhe institucionet tjera të vendit që të merren parasysh këto kërkesa dhe të bëhet ekzekutimi i menjëhershëm apo në dy pjesë për punëtorët e sektorit privat në shumën prej 200 eurove, ashtu siç është duke i’ u dhënë punëtorëve të sektorit publik, sepse këta punëtorë së bashku me bizneset janë më meritorët dhe shtylla e buxhetit dhe zhvillimit të vendit.

DHTIK kërkon gjithashtu që të merren parasysh kërkesat e vazhdueshme që është duke i dërguar institucioneve përkatëse në tejkalimin sa më të lehtë të krizës dhe rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

“Njëkohësisht, i ftojmë në një dialog të drejtpërdrejt me qëllim të diskutimit lidhur me gjendjen e bizneseve në terren pasi që Dhoma e Tregtisë është çdo ditë në vizita dhe kontakte të vazhdueshme me bizneset”, tha Krasniqi.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%