Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në prillin e vitit të kaluar, një kosovar i është drejtuar Aeroportit të Mynihut në Gjermani përmes një postimi në Twitter, shkruan Gazeta Express.
Ai kishte publikuar një hartë nga Aeroporti ku Kosova ishte pjesë e Serbisë. Duke i kujtuar Aeroportit se Gjermania e ka njohur Kosovën dhe është përkrahëse e saj, u ka kërkuar që ta ndërrojnë atë hartë.
Nga profili zyrtar i Aeroportit i ishin përgjigjur kosovarit, duke i thënë se do ta trajtojnë këtë çështje.
“Faleminderit për sugjerimin. Ne do ta përcjellim kërkesën tënde në departamentin përkatës”.
Dje i njëjti person e ka postuar fotografinë e hartës, ku shihet se kërkesa e tij është marrë parasysh. Tani harta në Aeroportin e Mynihut është rregulluar, dhe Kosova aty është ndaras prej vendeve fqinje.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)