Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/01/2025
Aktori Rami Malek ka treguar së fundmi se për pak sa nuk ka përfunduar në paraburgim për shkak të një keqkuptimi me policinë.
Gjegjësisht, aktori 43-vjeçar ka zbuluar për The Guardian detajet e takimit të pakëndshëm me policinë.
Ai ka shpjeguar se si policët e kanë ndaluar pas një denoncimi për grabitje dhe me pretekstin se aktori i njohur “përputhej” me përshkrimin.
“Më hodhën mbi një makinë policie sepse dikush grabiti një dyqan pijesh alkoolike dhe vodhi çantën e një gruaje”, tha ai.
Grabitësi me sa duket ishte me prejardhje nga Amerika Latine dhe policia besonte se Rami Malek i ngjante detajeve që ata kishin. Meqë ra fjala, Malek është me origjinë egjiptiane.
“Mbaj mend se sa i nxehtë ishte motori dhe gati sa më dogji duart”, kujton ai.
Falë një shoku që ka qenë me të në momentin e ndalimit, ai ka penguar përshkallëzimin e situatës.
Një mik ndihmoi të shpjegonte se Malek ishte në të vërtetë me origjinë egjiptiane.
“Më kujtohet që qeshja mbi makinë, duke menduar, “Mirë, kjo është një situatë shumë e pasigurt. Mund të përfundoj në burg për diçka që nuk e bëra”.
Përveç kësaj, ai zbuloi se për një kohë të gjatë ishte subjekt i fjalimeve të shumta raciste për shkak të emrit dhe origjinës së tij. Ai pohon se komente të tilla thuajse u zhdukën kur u publikua filmi “Bohemian Rhapsody”. /Telegrafi
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)