play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Katër ushqimet që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë

today13/06/2023

Background
share close

Ka ushqime që mund t’i rritin nivelet e energjisë më mirë se kafeina. I përkasin grupit të karbohidrateve, gjithashtu janë të pasura me fibra, treten më ngadalë dhe sigurojnë një rrjedhje të vazhdueshme të energjisë në trup.

Këto katër lloje ushqimesh do t’ju ndihmojnë ta ruani energjinë gjatë gjithë ditës:

Kokoshkat
Kokoshkat kanë pak kalori, yndyrë, sheqer dhe natrium. Janë një antioksidant i mirë dhe mund të plotësojnë nevojën për energji. Kokoshkat janë një ushqim që pëlqehet nga shumica e njerëzve dhe konsumohen vetëm ose të kombinuara me arra.

Gjalpë kikiriku
Nëse ju mungon energjia, gjalpi i kikirikut është ushqimi ideal për ju. Gjalpi i kikirikut është një burim i mirë i proteinave dhe fibrave. Nuk e ndryshon nivelin e sheqerit në gjak dhe është i përsosur për humbje peshe. Konsumoni dy lugë, dy herë në javë dhe do të humbni peshë.

Bananet
Bananet janë të pasura me kalium dhe ndihmojnë në ruajtjen e energjisë së nevojshme. Nëse dieta juaj përfshin këtë frut të shijshëm dhe të shëndetshëm, ju e keni pasuruar menynë tuaj me një ushqim që përmban shumë lëndë ushqyese të nevojshme për funksionimin normal të organizmit. Përveç efektit pozitiv në shëndet, bananet mund të shërbejnë si lëndë djegëse për stërvitje ose burim energjie për kryerjen e detyrave të përditshme.

Patatet e ëmbla
Patatja e ëmbël konsumohet në të gjithë botën. Është e pasur me fibra dhe vitamina A dhe C, si dhe me magnez e hekur, si dhe me kalium. Edhe pse ka një shije të ëmbël, ajo nuk përmban sheqer të shtuar. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%