Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/07/2023
Kur i planifikoni pushimet tuaja të shumëpritura, fakti që mund të sëmureni me siguri nuk është përfshirë në vizionet tuaja të larjes, rrezitjes dhe shëtitjeve nëpër qytet.
Por, sipas farmacistëve, udhëtarët shpesh bien viktimë e disa problemeve të zakonshme shëndetësore kur shkojnë me pushime.
Nga një problem i tmerrshëm me tretjen deri te pickimet e bezdisshme të insekteve – padyshim që nuk dëshironi që asnjë nga këto t’jua prishë pushimet e planifikuara.
Ekspertët ndajnë këshilla si të qëndroni në formë të mirë gjatë pushimeve dhe cilat produkte të lira mund t’i parandalojnë problemet tuaja gjatë pushimeve:
Problemet me tretjen
A keni kaluar ndonjëherë pushime duke qëndruar në tualetin e hotelit? Me sa duket, nuk është e pazakontë për ata që udhëtojnë jashtë vendit.
Problemet e tretjes mund t’ju godasin kur vizitoni vende që kanë standarde më të ulëta të higjienës ushqimore, objekte të papërshtatshme sanitare dhe pa qasje në ujë të pastër, megjithëse kjo mund të ndodhë edhe kudo tjetër.
Diarreja e udhëtarëve është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore që ndodhin gjatë udhëtimit, ndaj është e rëndësishme të siguroheni që sistemi juaj imunitar të jetë i shëndetshëm.
Për t’i bërë pushimet sa më relaksuese dhe argëtuese siç duhet, merrni me vete disa preparate për rehidrim.
Pickimet e insekteve
Shumëkush gjatë pushimeve është viktimë e pickimit të insekteve që shkaktojnë kruarje, janë tepër të bezdisshme dhe të dhimbshme.
Ka disa gjëra që mund të bëni për t’u siguruar që t’i mbani larg mushkonjat apo insektet e tjera gjatë kohës që jeni me pushime.
Sigurohuni që ta mbuloni lëkurën nëse qëndroni jashtë në periudhën e ditës kur insektet janë veçanërisht aktive, si koha e lindjes ose perëndimit të diellit, dhe aplikoni përbërës që i zmbraps insektet në lëkurën e ekspozuar.
Gjithashtu, shmangni përdorimin e produkteve me aroma të forta, si parfume dhe shampo, pasi ato mund të tërheqin insektet.
Sytë e irrituar
Një sërë faktorësh mund të shkaktojnë acarim në sy, si p.sh. flladi i detit, uji i kripur, rrezet e diellit, madje edhe klima. Klima luan një rol të rëndësishëm në atë se sa rehat ndihen sytë tuaj.
Derisa instinkti juaj i parë mund të jetë të tërhiqeni brenda në një dhomë me ajër të kondicionuar, kjo mund të mos jetë gjithmonë zgjidhja më e mirë. Meqenëse kondicioneri e than ajrin, ky ndryshim i klimës mund të shkaktojë edhe tharje të syve.
Për këtë arsye preferohet të merrni pika për sy përpara se të niseni për rrugë.
Probleme me buzët
Shumica prej nesh e dinë se duhet të përdorim krem kundër diellit kur mbërrijmë në zona me diell për të shmangur djegiet e dhimbshme nga dielli. Megjithatë, shumë prej nesh mund të harrojnë të kujdesen për buzët.
Buzët e dikujt janë shumë të ndjeshme ndaj rrezeve UV të diellit. Ato kanë një shtresë të hollë lëkure dhe janë një nga pjesët më të cenueshme të trupit, sepse janë gjithmonë të ekspozuara ndaj diellit kur ndodhemi jashtë.
Aplikoni gjithmonë një balsam mbrojtës për buzët me SPF të paktën 30 minuta përpara se të dilni jashtë dhe riaplikoni gjatë gjithë ditës, veçanërisht pasi të keni ngrënë ose pirë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)