Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ndërkohë që Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj, Princi William, do të vlerësojnë gjithmonë vëllanë më të vogël të këtij të fundit, Harryn, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për gruan e Harryt, Meghan Markle.
Pas polemikës së fundit rreth Dukës dhe Dukeshës së Sussexit, Kate ka kërkuar t’i mbajë një krah çiftit pas zbulimeve të fundit në librin “Spare”.
“Kate as nuk e njeh si është bërë ky person Harry”, tha një burim i brendshëm për Radaronline.com.
Libri “Spare” i Harryt
“Ai ka tradhtuar familjen e tij dhe ka thyer besimin duke folur. Familja mbretërore nuk thanë asgjë për goditjen e Harryt, por ata qartë janë në anën e Kate”.
Duket se mund të mos ketë rrugë kthimi për Harryn pasi ai nuk është i gatshëm të rregullojë urat e thyera me familjen e tij.
Ndërsa Mbreti Charles dhe pjesa tjetër e familjes mbretërore preferojnë të distancohen nga drama e çiftit, duket sikur kjo sagë mund të vazhdojë për më gjatë duke pasur parasysh refuzimin e Harryt për t’u angazhuar me familjen e tij.
“Linjat e komunikimit kanë përfunduar plotësisht tani”, zbuloi një burim.
“Harry ka thënë se nuk e parashikon që ai dhe Meghan të kthehen ndonjëherë për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar”. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)