Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Barcelona ka bërë gjashtë nënshkrime këtë verë dhe po dukej si një forcë e mundshme për t’u llogaritur këtë sezon, po të mos ishte një histori e madhe.
Blaugranët duken të etur për të përhapur mesazhin se ata janë ‘rikthyer’ pas dy sezoneve dëshpëruese në Camp Nou.
Nënshkrimet e Robert Lewandowski, Jules Kounde, Raphinha, Franck Kessie, Andreas Christensen dhe ri-nënshkrimi i Ousmane Dembele kanë kthyer motivin te klubi nga Camp Nou.
Megjithatë, kanë rrjedhur lajme se planet e tyre mund të prishen. Ata kishin menduar se aktivizimi i levave të tyre ekonomike do t’i lejonte të regjistronin yjet e tyre të rinj, por La Liga ka vendosur që llogaritë e tyre nuk janë të sakta sipas rregullave të tyre.
Më herët gjatë javës doli se Barcelona ishte takuar me agjentët e Sergio Busquets dhe Gerard Pique për të diskutuar uljen ose vonimin e pagave të tyre për të ndihmuar në regjistrimin e lojtarëve të tyre të rinj.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, ato takime shkuan mirë dhe të dy janë të hapur për të ndihmuar klubin. Sezonin e kaluar të dy e bënë këtë për të ndihmuar në regjistrimin e Memphis Depay dhe Sergio Aguero.
Dy veteranë “e suksesit dhe dështimit” në Barcelonë, Busquets dhe Pique kanë qenë të dy nën kritika të rënda në vitet e fundit.
Duke pasur parasysh sakrificat që të dy kanë bërë për punëdhënësin e tyre, duket pak e padrejtë të vihet në dyshim përkushtimi i tyre ndaj klubit të tyre. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)