Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/05/2022
Një kafeteri në Firence të Italisë u dënua me një gjobë prej 1000 eurosh, pasi që një klient u ankua në polici sepse pagoi dy euro një filxhan kafeje espresso.
Klienti deklaroi se lokali, Ditta Artigianale në qytetin e Toskanës, nuk i kishte publikuar çmimet e reja, transmeton Telegrafi.
Pronari i lokalit, e refuzoj dënimin duke thënë se çmimet e kafeve ishin publikuar online dhe se çmimi ishte ngritur me 70 për qind pas shtrenjtimit të importit.
Policia në ndërkohë refuzoi arsyetimin e pronarit të lokalit dhe e gjobiti me njëmijë.
“Ata më gjobitën mua sepse dikush u ndje i ofenduar sepse pagoi 2 euro për një kafe pa kafeinë, mund ta besoni?”, u shpreh i irrituar Sanapo në një video që e kishte publikuar në Facebook. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)