Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today12/09/2024
Jennifer Lopez hoqi tatuazhin që i dedikohej dashurisë së saj të madhe – Ben Affleck.
Ajo mbërriti në premierën e filmit “Unstoppable” me një fustan që zbuloi se nuk ka më tatuazh në bark.
Më herët, Jennifer kishte bërë tatuazh në brinjë me shenjën e pafundësisë dhe tatuazhin ia dedikoi Affleck-ut. Mirëpo duke pasur parasysh se pas dy vitesh dashurisë i erdhi fundi dhe më pas divorci, aktorja dhe këngëtarja e njohur i dha fund dashurisë së madhe duke hequr tatuazhin.
Kushdo që ka kaluar në procesin e heqjes së tatuazhit e di se mund të zgjasë gjashtë muaj deri në një vit, kështu që disa njerëz mendojnë se ky është një kombinim i laserit dhe makijazhit që ka mbuluar bojën që nuk është hequr ende përgjithmonë.
Ben dhe Jenniferu ri-lidhën në vitin 2022 dhe në të njëjtin vit thanë “po”-në fatale. Çifti ishte për herë të parë në një lidhje në fillim të shekullit, kur për shkak të presionit të publikut ata anuluan dasmën dhe u ndanë në vitin 2004.
Mirëpo, lumturia e çiftit të njohur nuk zgjati shumë dhe ata vendosën të ndaheshin pas dy vitesh. Procesi i divorcit është në vazhdim e sipër, dhe çifti prej kohësh jetojnë të ndarë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)