Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen në Bruksel javën e ardhshme, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë në Bruksel.
“Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, ftoi negociatorët kryesorë në Bruksel javën e ardhshme për të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e Marrëveshjes së re për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit për zbatimin e saj”, ka thënë një zëdhënës i BE-së në një përgjigje me shkrim për REL në gjuhën serbe.
Duke iu referuar takimit joformal që Miroslav Lajçak ka pasur me Besnik Bislimin në Bratislavë të hënën më 10 korrik, burimi i REL ka thënë se është arritur një marrëveshje për hapat e parë prioritar të Kosovës në të tri fushat.
Kjo gjithashtu nënkupton që Kosova nuk ndërmerr asnjë hap që mund të përshkallëzojë situatën, si dhe të punojë për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale dhe të vendosë kornizën e nevojshme ligjore që ato të ndodhin.
Takimi i paralajmëruar për javën e ardhshme do të jetë i pari që nga përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dhe tensionet e reja mes Kosovës dhe Serbisë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)