Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Jane Fonda thotë se mosha nuk është diçka për t’u frikësuar, por diçka për të festuar. Edhe pse në moshën 85-vjeçare, aktorja fituese e Oskar e quan këtë kapitullin më të bukur të jetës së saj. “Jam më e lumtur se kurrë më parë,” thotë ajo.
Ylli i Grace dhe Frankie e cila ka superuar vitin e kaluar edhe një tumor, ka pasur shumë ulje-ngritje në jetë, por ka gjetur gjithmonë një mënyrë për të ecur përpara. “Ka pasur tragjedi dhe gjëra të vështira në jetën time, por unë kurrë nuk jam dorëzuar para tyre. Kam qenë elastike gjatë gjithë jetës sime,” tregon ajo.
“As nuk e mendoja që do isha gjallë në moshën 85-vjeçare. Ndihem vërtet e bekuar që jam ende e shëndetshme, që vazhdoj punoj dhe po ashtu me fat. Kjo është një surprizë edhe për mua. Jam pothuajse 86 dhe ndihem si 80. Kur them ndihem 80 nuk do të thotë se ndihem e plakur. Im atë vdiq 10 vjet më i ri seç jam unë sot dhe ngjante edhe më i vjetër se unë dukem sot. Kjo sepse ai ishte i sëmurë, vuante nga zemra. Unë nuk kam sëmundje. Kam patur kancer. Por kjo është ndryshe. Unë jam praktikisht një njeri i shëndetshëm. Dhe kjo më bën mua të ndihem më e re sesa mosha ime aktuale, jam e shëndetshme,” rrëfeu Fonda.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)