Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Spekulimet rreth aktorit australian Jacob Elordi po rriten me shpejtësi, teksa mediat sugjerojnë se ai mund të zëvendësojë Daniel Craig në rolin legjendar të agjentit 007.
28-vjeçari ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut për interpretimin e tij si Heathcliff në filmin Wuthering Heights, i drejtuar nga Emerald Fennell, si dhe për nominimin e tij për Oscar për performancën në filmin Frankenstein të Guillermo del Toro.
Sipas disa raportimeve, Elordi thuhet se ka pasur një takim me regjisorin Denis Villeneuve, i cili do të drejtojë filmin e ardhshëm Bond 26, prodhuar nga Amazon/MGM. Një burim i famshëm i thashethemeve, DeuxMoi, pretendon se aktorit i është ofruar roli i famshëm i spiun-it britanik.
Nëse kjo konfirmohet, Elordi do të bëhej australiani i dytë që luan James Bond, pas George Lazenby, i cili interpretoi rolin në filmin On Her Majesty’s Service në vitin 1969.
The Independent e cilësoi Elordin si një zëvendësues të shkëlqyer për Craig, duke përmendur karizmën dhe magnetizmin e tij, ndërsa The Telegraph kritikon lartësinë e tij, duke e quajtur “superspiuni i ri me lartësi të frikshme”.
Mes fansave ka debate edhe mbi origjinën e aktorit, disa duke argumentuar se James Bond duhet të mbetet britanik. Emra të tjerë të përfolur për rolin përfshijnë Idris Elba, Henry Cavill, Callum Turner dhe Aaron Taylor-Johnson./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)