play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Ishte ylli i Eurovisionit, shumëkush nuk e dinte se Hannah Waddingham ka luajtur në “Game of Thrones”

today16/05/2023

Background
share close

Hannah Waddingham kënaqi shikuesit e Eurovision Song Contest në rolin e prezantueses së festivalit dhe shumëkush nuk e dinte se ajo është shfaqur në sezonin e pestë dhe të gjashtë të serialit të popullarizuar, “Game of Thrones”.

48-vjeçarja, përkrah fitueses Loreen, ishte padyshim fytyra më e paharrueshme e Eurosong të këtij viti, që u mbajt në Liverpul. Duke pasur parasysh se ajo është aktore, shumë njerëzve iu ka ikur fakti se ajo shfaqet në seriale shumë të njohura.

Derisa roli i saj më i njohur është në serialin “Ted Laso”, Waddingham shfaqet edhe në serialin e njohur, “Game of Thrones”. Në sezonin e pestë dhe të gjashtë të serialit të HBO, ajo luajti personazhin e Septa Unella dhe pati një përvojë shumë traumatike në xhirime që përfshinin 10 orë në ujë.

“Unë isha e lidhur në një tavolinë prej druri atje për 10 orë me rripa të mëdhenj. Dhe padyshim, përveç lindjes (së fëmijës), ishte dita më e keqe në jetën time”, kishte deklaruar në një intervistë për Collider.

Hannah ishte në rolin e prezantueses së spektaklit në gjysmëfinale dhe finale të Eurovisionit dhe i magjepsi shikuesit me zërin dhe shtatin e saj, derisa videot duke lexuar rregullat e votimit në frëngjisht u bënë shumë shpejt hit në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%