play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Interneti po vlon – a po divorcohen Barack dhe Michelle Obama, si qëndron e vërteta?

today17/01/2025

Background
share close

Rrjetet sociale po vlojnë me disa spekulime për jetën personale të çiftit Barack dhe Michelle Obama.

Mungesa e Michelle, njëherësh ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara në dy ngjarje publike të profilit të lartë ka ndezur thashetheme të pabaza për një divorc mes saj dhe ish-presidentit, shkruan FirstPost.com.

Ajo ka folur edhe më parë për uljet dhe ngritjet e saj martesore, ndonëse u shpreh për “këmbënguljen” që ndihmoi në lundrimin e këtyre mosmarrëveshjeve me bashkëshortin.

Por pse janë përhapur thashethemet për divorc mes çiftit Obama dhe çfarë i nxiti këto spekulime?

Postimet për këto spekulime dhe pyetja nëse çifti po shkon drejt divorcit u bënë kur u raportua se Michelle Obama ka anashkaluar inaugurimin e Presidentit të sapo-zgjedhur Donald Trump, inaugurim që bëhet të hënën më 20 janar.

Zyra e saj tha të martën që ish-Presidenti Barack Obama është konfirmuar që do të marrë pjesë në ceremoninë e 60-të të inaugurimit derisa ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e ardhshëm.

Komunikata nuk ofroi një shpjegim pse do të mungojë në inaugurim, ku tradicionalisht marrin pjesë ish-presidentët dhe bashkëshortët e tyre.

Kjo është ngjarja e dytë e profilit të lartë në të cilën Michelle Obama ka refuzuar të marrë pjesë.

Javën e kaluar, ish-zonja e parë nuk e shoqëroi bashkëshortin e saj, Barack, në funeralin e ish-presidentit amerikan Jimmy Carter. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%