Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Sot bëhet vendosja e alokatorëve të ngrohjes dhe valvulave termostatike në banesat e lagjes Ulpiana, konsumatore të Ngrohtores Termokos. Hyrjet ku do të fillojë instalimi këtë javë janë si vijojnë:
| E mërkurë | 27.07.2022 | Ulpiana D3; Hyrjet H1-H2 |
| E enjte | 28.07.2022 | Ulpiana D3; Hyrjet H3-H4 |
| E premte | 29.07.2022 | Ulpiana D3; Hyrjet H5-H6 |
| E shtunë | 30.07.2022 | Ulpiana D4; |
Instalimi falas i pajisjeve do të bëhet nga ekipet e specializuara të projektit Prishtina HeatSave, të cilët do të vizitojnë të gjitha apartamentet që ngrohen përmes Termokos, për të bërë instalimin e matësve dhe shpjeguar funksionin e tyre.
Ky proces, i cili përbëhet prej vetëm dy hapave, zgjatë rreth 30 minuta. Andaj, luten banorët të qëndrojnë në shtëpi përgjatë kësaj kohe sa zgjatë procesi i instalimit. Videon ku demonstrohet procesi i instalimit mund t’a shihni ketu.
Për informata të detajishme përgjatë tërë fazës së instalimit të këtyre pajisjeve, qytetarët inkurajohen të drejtohen në numrin kontaktues: 0800 99 000, rrjete sociale, uebfaqe të projektit Prishtina HeatSave, ose grupin në Viber.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)