Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Inspektorati i Tregut, ka njoftuar se ka shtuar shtuar prezencën e inspektorëve në treg. Sipas komunikatës zyrtare, ky veprim ka dhënë rezultate konkrete në mbrojtjen e konsumatorit.
Mes veprimeve të inspektorëve të MINT është ndalimi i importimit të 200 kositëseve të barit me rrymë me origjinë nga Kina, për shkak se të njëjtat nuk i kanë plotësuar kërkesat ligjore të sigurisë dhe si të tilla nuk mund të vendosen në treg për konsumatorët.
“Gjithashtu, është ndaluar ekspozimi i cigareve elektronike, është bërë mbikëqyrja e tregtisë dhe cilësisë së naftës e vajrave motorike, verifikimi i produkteve për përmbushje të standardeve dhe të sigurisë etj. Gjatë javës së kaluar, Inspektorati ka kryer 55 kontrolle te Operatorët Ekonomik në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Si rezultat i besueshmërisë së qytetarëve në efikasitetin e punës së MINT, janë pranuar dhe shqyrtuar 98 ankesa të konsumatorëve”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, me qëllim të analizimit të cilësisë së produkteve të naftës janë marrë 30 mostra për testim në laboratorët e akredituar.
“Verifikimi i peshës së bukës dhe sasisë së naftës, po ashtu kanë qenë në fokus të inspektorëve, bërë në bashkëpunim me Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës që funksionin brenda në MINT. Inspektorët kanë vazhduar edhe me monitorimin e rregullt të çmimeve të produkteve të naftës te pikat shitëse me pakicë”, thuhet tutje.
Inspektorati i Tregut ka njoftuar do të vijojë të mbikëqyrë tregun me intensitet të shtuar dhe të trajtojë secilën nga ankesat e konsumatorëve.
“Për çdo rast qytetarët ftohen të raportojnë në: Tel: 0800 11000 ose E-mail: [email protected] Të gjitha kërkesat dhe raportimet tuaja do të shqyrtohen me kujdes. Ju falënderojmë për bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në fund. /GazetaExpress
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)