Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Qeveria e kryeministrit Narendra Modi ka zëvendësuar emrin India me një fjalë sanskrite në ftesat e darkës dërguar mysafirëve që marrin pjesë në samitin e kësaj jave të G20-s, duke shkaktuar spekulime se emri i vendit do të ndryshohet zyrtarisht.
Droupadi Murmu përmendet si “president i Bharatit” në vend të “presidenti i Indisë” në ftesën dërguar pjesëmarrësve të G20 të martën.
India pret samitin vjetor të G20-s në New Delhi të shtunën dhe të dielën. Shumë liderë botërorë, duke përfshirë presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe presidentin francez Emmanuel Macron, do të marrin pjesë.
Shteti me më shumë se 1.4 miliardë banorë njihet zyrtarisht me dy emra, Indi dhe Bharat, por i pari përdoret më së shpeshti, si brenda dhe jashtë vendit. Hindustan është një fjalë tjetër dhe përdoret shpesh në letërsi dhe forma të tjera të kulturës popullore.
Bharat është një fjalë e lashtë sanskrite që shumë historianë besojnë se daton në tekstet e hershme hindu. Fjala përdoret gjithashtu si opsion Hindi për Indinë.
Zyrtarët e Partisë Bharatiya Janata (BJP) të krahut të djathtë të Modit mbështesin ndryshimin në nomenklaturë. Ata argumentojnë se emri Indi u prezantua nga kolonialistët britanikë dhe është “simbol i skllavërisë”. Britanikët sunduan Indinë për rreth 200 vjet derisa vendi fitoi pavarësinë më 1947.
BJP është përpjekur prej kohësh të fshijë emrat që lidhen me të kaluarën koloniale të Indisë. Qeveria është akuzuar për ndjekjen e një agjende nacionaliste që synon formimin e një shteti etnik hindu nga një Indi laike kushtetuese.
Më 18 shtator, parlamenti indian ka një seancë në të cilin mund të aprovohet ndryshimi i emrit i shtetit në Bharat.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)