play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Inaugurohet Këshilli për Demokraci

today12/04/2022

Background
share close

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka inauguruar Këshillin për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.

Osmani tha se ky këshill ka për qëllim angazhimin dhe bashkërendimin institucional për fuqizim të demokracisë dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Krahas kësaj, presidentja tha se ky këshill paraqet angazhimin e institucioneve në luftimin e korrupsionit, mbrojtjen nga autoritarizmi dhe avancimin e të drejtave të njeriut.

“Kosova do të fuqizojë demokracinë dhe do të mbrojë të drejtat e qytetarëve të saj. Demokracia është vlerë e shoqërisë sonë dhe është rrënjosur thellë. Ky Këshill është garancia për angazhimin dhe bashkërendimin institucional dhe përmbushje të zotimeve të samitit për demokraci nga presidenti Biden”, tha ajo.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca tha se agresioni rus në Ukrainë dëshmon se demokracia nuk qëndron vetë, por nevojitet aleanca me demokracitë tjera.

“Siç po dëshmojnë ngjarjet e sotme dhe agresioni rus në Ukrainë, demokracia nuk mund të qëndrojë vet, por nevojitet aleanca me demokracitë tjera, siç po e shohim edhe në botë, se autokratët janë të lidhur me njëri-tjetrin”, theksoi ai.

E kryeministri Albin Kurti, tha se në një vit qeverisje kanë shënuar progres në fushën antikorrupsion dhe fuqizim të të drejtave të njeriut.

 

“Në fushën e mbrojtjes ndaj autoritarizmit kemi vendosur sanksione ndaj federatës ruse”, tha ai.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%