play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

IKSHPK: S’ka virus të Nilit Perëndimor në Kosovë

today17/08/2022

Background
share close

Virusi i Nilit Perëndimor, i cili tashmë është shfaqur në Ballkan, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në Kosovë nuk ka akoma raste të raportuara, veçse duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe mundësinë e përhapjes se virusit të Nilit Perëndimor, janë duke vëzhguar situatën epidemiologjike në vendin tonë, por edhe të shteteve fqinje.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, edhe shenjat dhe simptomat e këtij virusi duke theksuar se infektimi me VNP mund të jetë josimptomatik (pa simptoma) në rreth 80% të njerëzve të infektuar, ose mund të çojë në ethet e Nilit Perëndimor ose në sëmundje të rënda të Nilit Perëndimor.

“Virusi i Nilit Perëndimor mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike te njerëzit. Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë. Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet te njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave. Virusi mund të shkaktoj sëmundje të rëndë dhe ngordhje te kuajt. Vaksinat për përdorim te kuajt janë në dispozicion për përdorim por jo ende në dispozicion për te njerëzit. Zogjtë janë bartës natyral të virusit të Nilit Perëndimor. VNP-ja mund të shkaktojë sëmundje neurologjike dhe vdekje te njerëzit” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%