play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

IKSHPK do të blejë një mijë teste për identifikimin e Lisë së Majmunëve

today09/06/2022

Background
share close

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), planifikon të blejë një mijë teste për identifikimin e virusit të Lisë së Majmunëve.

Ky institucion tashmë i ka dhënë kontratën “Furnizim me RT PCR teste për detektimin e virusit të lisë së majmunit” kompanisë “Interlab”, në vlerë prej gjashtë mijë e 132 euro.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva.

“IKShPK do të blejë 20 pako me nga 50 teste, pra gjithsej do të blihen një mijë teste”, ka deklaruar Pireva.

Ndryshe, të shtunën është raportuar për një rast të dyshimtë me Lijën e Majmunit në Kosovë nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjendja e pacientit të dyshuar me këtë sëmundje, i cili është shtruar në një repart të veçantë të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është stabile dhe drejt përmirësimit.

Mostra e marrë nga ky pacient është dërguar në një laborator në Holandë për detektim.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%