Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today23/08/2022
Zharko Pejanoviq nga Zabjeli i Malit të Zi, është fitues i garës së përvitshme për qëndrim shtrirë, që tradicionalisht mbahet në etno-fshatin Montenegro jo larg Nikshiqit.
Pejanoviq arriti që për 60 orë të qëndrojë i shtrirë dhe të fitojë 350 euro, të kalojë vikendin falas në etno-fshat, darkë për dy persona në një restorant luksoz në Podgoricë, si dhe dhurata tjera nga sponsorët, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka qenë e vështirë, më beso – as që më vinte nxehtë”, tha për Zërin e Zabjelit i riu nga Mali i Zi.
“Në Podgoricë është shumë nxehtë, nuk kam fjetur fare – kështu që erdha të pushojë. Këtu është shumë mirë”, tha me buzëqeshje Zharko.
Kjo garë po mbahet për të dymbëdhjetin vit me radhë, e rekordin për të qëndruar shtrirë më së shumti, e mban gruaja nga Podgorica e identifikuar si Dubravka që arriti të qëndrojë për 117 orë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)