Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ambasadori Jeffrey, sot shprehu mirënjohje ndaj ekipit të FSK-së, që ka ndihmuar pas tërmetit në Turqi.
“Ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi dhe shpëtoi disa jetë. SHBA-të janë partner krenar i FSK-së.”, shkroi Hovenier në Twitter.
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë kthyer të hënën në mbrëmje në Kosovë nga Turqia, ku kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit, pas tërmeteve të 6 shkurtit që kanë lënë të vdekur mbi 41.000 njerëz.
Në aeroport ata janë pritur nga kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë tjerë të kabinetit qeveritar.
Kosova, duke përfshirë vullnetarët dhe forcat e specializuara të FSK-së në dy rajonet e prekura nga tërmeti Hataj dhe Osmanije ka prezentuar me një personel prej 48 anëtarësh.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur që të nxjerrin të gjallë katër persona, të cilët kishin qenë në rrënojat e objekteve të shkatërruar si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë.
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që kanë ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmeteve të 6 shkurtit, janë nderuar me medalje, pak minuta pas kthimit të tyre në Kosovë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)