Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today25/02/2026
Orkestra Harkore e Filharmonisë së Kosovës ka mbajtur një koncert të suksesshëm në Vjenë, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, duke shënuar prezantimin e parë të institucionit në kryeqytetin austriak, shkruan KultPlus.
Koncerti u organizua në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri dhe u mbajt në Sallën e Madhe të “Haus der Industrie”, duke u konsideruar si një moment i rëndësishëm për prezantimin e kulturës kosovare në skenën ndërkombëtare.
Programi përfshiu vepra nga Felix Mendelssohn, Drinor Zymberi dhe Valton Beqiri, si dhe interpretime nga sopranot Arta Jashari dhe Zana Abazi-Ramadani.
Ngjarja u realizua në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe u prit me entuziazëm nga publiku, duke dëshmuar rolin e kulturës si urë lidhëse mes dy vendeve. /KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)