Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/02/2023
Mesut Hancer nuk e kishte menduar kurrë që imazhi i tij do të bëhej simbol i një prej tragjedive më të mëdha të këtyre viteve të fundit. Mëngjesin e 6 shkurtit ai duhej të shkonte në punë si zakonisht pa e ditur se ajo ai mëngjes do të ndryshonte jetën e tij, por edhe të mijëra qytetarëve turq dhe sirianë që u zgjuan dhe mbyllën sot përgjithmonë nën pushtetin e tokës që lëkundej. Telefonoi menjëherë gruan për të ditur si ishte ajo me fëmijët dhe mes asaj tronditjeje therëse u gëzua për ta, por në anën tjetër një zë nuk u përgjigj kurrë. Vajza e tij 15-vjeçare Irmak kishte fjetur një natë më parë te gjyshja, pa e ditur se do të ishte nata e fundit e saj.
49-vjeçari la pas gjithçka dhe vrapoi për ta kërkuar, por gjeti vetëm një dorë të ftohtë. Dorën nga e cila nuk mund të shkëputej dot dhe e mbajti shtrënguar për orë e orë derisa iu desh t’i jepte lamtumirën e fundit. “U përpoqa të gërmoj me duar dhe ta nxjerr princeshën time. Por në fund, m’u deshtë ta braktisja nën rrënoja.”-është shprehur ai për gjermanen “Bild”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)