play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Hill: Kishte zhvillime pozitive në dialogun e djeshëm në Bruksel, zhgënjyese që nuk u arrit më shumë

today19/08/2022

Background
share close

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se ka pasur zhvillime pozitive në takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Hill tha se ekziston zhgënjimi për faktin se nuk kishte më shumë përparim në dialog, por ai vlerëson se përkundër kësaj zhvillime pozitive ka pasur, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Dje ishte një ditë shumë e gjatë në Bruksel. Ka pasur shumë diskutime, takime, negociata. Natyrisht, të gjithë janë të zhgënjyer që nuk mundëm t’i zgjidhnim çështjet afatshkurtra dhe afatgjata, por mendoj se këto bisedime rezultuan me zhvillime pozitive”, tha për Tanjugun serb ambasadori Hill.

Ai theksoi se është e qartë se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë dhe se ka një mirëkuptim të përbashkët për çështjet, si dhe një “kimi” të mirë.

Kjo, beson ai, do të ndihmojë për të arritur përparim në procesin e dialogut.

Kujtojmë se pa ndonjë marrëveshje përfundoi dje takimi i gjatë mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ky ishte takimi i tretë që u zhvillua mes Kurtit e Vuçiqit dhe hera e parë që ata u takuan sërish në të njëjtin ditë.

Ishte Kryediplomati Josep Borell, ai i cili në konferencën për media pas bisedimeve disa orëshe me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq, tha se s’kanë arritur marrëveshje lidhur me vendimin për targat dhe dokumentet e udhëtimit.

Borell tha se dy liderët u pajtuan që të vazhdojnë diskutimin dhe të rikthehen për bisedime para 1 shtatorit.

“Ne pamë rritje tensionesh për vendimin e targave dhe dokumenteve, komuniteti ndërkombëtar s’do të shohë eskalim të situatës dhe palët do të jenë përgjegjëse për të. Ne nuk arritëm marrëveshje sot, por s’është fundi i tregimit, dy liderët u pajtuan se procesi duhet të vazhdojë dhe diskutimi do të rikthehet në ditët e ardhshme dhe ka kohë deri më 1 shtator. Nuk dorëzohemi”, tha ai.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE’së u shpreh se dy liderëve ua ka kujtuar se takimi i thirrur sot s’është i rregullt, por është takim në kohë krize.

“Nuk ishte takim normal, nuk ishte i rregullt, bashkë me Emisarin Lajcak, të cilin dua ta falënderoj për punën e mirë. Këtë takim e thirrëm sepse u ballafaquam me ngritje tensionesh në veri. U thashë dy liderëve ky ishte një takim në kohë krize dhe qëllimi ishte të qetësojmë situatën në terren”, tha Borrell.

Ai tha po ashtu se Kurti dhe Vuçiq do ta kenë përgjegjësinë për çdo eskalim situate në veri.

“Mund të themi se ky takim ishte për përgjegjësinë e dy liderëve për të gjetur zgjidhje në mirëbesim për siguruar paqen dhe stabilitetin në veriun e Kosovës. Kjo ndodhi në kohën kritike të Evropës, me rikthimin e luftës në kontinentin tonë në Ukrainë dhe ky s’është moment për të ngritur tensione por për të gjetur zgjidhje”, tha Borell para gazetarëve.

Kryeministri Albin Kurti s’është deklaruar ende, por Qeveria e Kosovës ka lëshuar një komunikatë, ku ka treguar se çfarë ka thënë Kurti në takim.

Sipas Qeverisë, në takim është diskutuar edhe për marrëveshjen finale. /Reporteri.net

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%