play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Haxhiu: Dyfishohen ditët e pushimit vjetor për të burgosurit

today06/04/2022

Background
share close

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se u janë dyfishuar ditët e pushimit vjetor të gjithë personave të burgosur në Kosovë.

 

Gjatë raportimit në Komisionin për Legjislacion, Haxhiu tha se çështja e pushimit vjetor për të burgosurit ka qenë një temë që është diskutuar shumë.

 

 

Sipas Haxhiut të burgosurit nga tash e tutje do t’i kenë 14 ditë të rregullta pushim vjetor dhe 7 të tjera të jashtëzakonshme ku përfshihen rastet e vdekjes dhe situata të tilla.

 

“Ju e dini se aktualisht  të burgosurit kanë vetëm 7 ditë pushim plus 7 ditë të tjera në rrethana të jashtëzakonshme ku përfshihen rastet e vdekjes. Ne kemi shtuar edhe 7 ditë të tjera që i bie 14 ditë pushimi në vit të rregullta plus 7 të tjera në rrethana të jashtëzakonshme që i bie 21 ditë në vit gjithsejtë”, tha Haxhiu.

 

Haxhiu theksoi se nuk përjashtohet në asnjë moment që kjo çështje të trajtohet nga Komisioni për Legjislacion dhe nëse parashihet që këto ditë të ngritën është në mandatin e komisionit. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%