play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Hajdari: 2022 ishte vit me shumë sfida që ndikuan në ekonominë dhe tregun tonë

today30/12/2022

Background
share close

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot deklaroi se viti 2022 ishte vit shumë dinamik dhe me shumë sfida në aspektin gjeopolitik që kanë ndikuar në ekonominë dhe tregun tonë.

Në konferencën e fundvitit, Hajdari tha se përmirësimi i mjedisit të të bërit biznes ka qenë një nga prioritetet e ministrisë që ajo udhëheq gjatë vitit 2022. Për këtë, ministrja tha se kanë punuar gjatë tërë vitit në hartimin e politikave dhe plotësimin e kornizës legjislative krahas zbatimit të programeve përkrahëse për ndërmjarrjet mikro të vogla dhe të mesme, negocimit të marrëveshjeve tregtare dhe mirëfunksionimit të tregut vendor.

Ministrja Hajdari u shpreh se si rezultat i punës, gjatë këtij viti, MINT ka finalizuar draftin e politikës industriale që për shumë vite i ka munguar vendit tonë. Ajo potencoi se vizioni i politikës industriale është që deri në vitin 2030, industria e Kosovës të jetë e transformuar në një industri më të integruar globalisht.

“Pra, është fjala për strategjinë për zhvillim industrial dhe përkrahjen e biznesit. Dhe një falënderim të veçantë për grupet punuese në këtë strategji. Në këtë strategji tani e kemi në konsultim paraprak dhe nga janari do të jetë në konsultim publik, pra strategjia për zhvillimin e turizmit dhe kjo strategji ka sjellur një kornizë të politikave për nxitjen e zhvillimit industrial dhe hartimi i këtij dokumenti shpreh rëndësinë që qeveria e Kosovës i kushton sektorit të prodhimit në arritjen e një transformimi strukturor të ekonomisë së Kosovës. Vizioni i politikës industriale është që deri në vitin 2030, industria e Kosovës të jetë e transformuar në një industri më të integruar globalisht, e cila është në gjendje të produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë”, tha ajo.

Hajdari nënvizoi se gjatë këtij viti kanë paraqitur nisjen e negociatave për marrëveshjen e tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s.

“Negociatat për këtë marrëveshje thjesht kanë qenë të lansuara në qershor të këtij viti dhe kemi vazhduar me dy runde të negociatave në Gjenevë dhe në Prishtinë drejt një marrëveshjeje të tregtisë së lirë.Marrëveshja e tregtisë së lirë mbulon fusha të ndryshme, në të cilat palët do të kërkojnë bashkëpunim më të madh dhe çështjet tregtare si tregtia e mallrave, barrierat teknike në tregti, masat sanitare dhe…, lehtësim të tregtisë, rregullat e origjinës, duke përfshirë bashkëpunimin e doganor dhe të drejtat e pronësisë intelektuale. “, tha ajo.

Minstrja e MINT-it, u shpreh se në marrëveshjet e tregtisë së lirë kanë negociuar edhe marrëveshjen për pjesëmarrje në programin e tregut të përbashkët.

Ajo potencoi se është finalizuar edhe strategjia e turizmit për vitet 2023-2030, e cila është në diskutim publik dhe se janë duke u finalizuar edhe udhëzimet administrative që derivojnë nga ligji i turizmit.

Rritja e rezervës shtetërore, Hajdari u shpreh se është bërë për produktet bazike si: gruri, vaji, sheqeri dhe nafta dhe theksoi se ka 1600 për qind të rritjes së rezervës shtetërore. Kjo sipas saj, fal vendimit të kryeministrit me 10 milionë euro buxhet shtesë për vitin 2022 dhe më shumë në vitin 2023, në 15 milionë euro.

Minsitrja Hajdari njoftoi edhe për kornizën ligjore të postpolitikave, me ç’rast, kanë plotësuar një kornizë ligjore që kontribuon në lehtësimin e të bërit biznes dhe zhvillimin e konkurrueshmërisë.

Ajo deklaroi se janë 10 ligje dhe 25 udhëzime administrative që janë hartuar gjatë vitit 2022 nga MINT. Ministrja përmendi disa nga ligjet që janë miratuar paraprakisht në qeveri dhe aprovuar në Kuvend.

“Gjatë këtij viti pra, ligji për mbrojtjen e konkurrencës, ligji për tregti me jashtë, ligji për turizmin, ligji për markat tregtare, ligji për topografitë e gjysmëpërçuesve, ligji për inspektimet, një reformë e pritur për shumë vite, ligji për patentat, ligji për dizajnin industrial, ligji për mbrojtjen e sekreteve tregtare, ligji për punimet nga metalet e çmuara, ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në rastet e veçanta të destabilizimit në treg dhe vlen të përmendet edhe projektligji për parqet industrial dhe parqet teknologjike tani për miratim në qeveri, si dhe ligji për investime të qëndrueshme tani për miratim në qeveri.”, tha ajo, duke shtuar se punë të mirë kanë edhe në projektligjet për inovacion dhe ndërmarrësi dhe koncept-dokumenti për fondin për inovacion, për të cilët tha se janë në process të finalizimit.

Hajdari tha se gjatë vitit 2022 kanë zhvilluar edhe koncept-dokumentet për ligjin për Odën Ekonomike, ligjin për tregtinë e brendshme dhe udhëzime administrative, koncept-dokumente po ashtu për pronarë përfitues dhe koncept-dokumente për shoqëritë tregtare.

Hajdari u shpreh se gjatë këtij viti, angazhim i tyre ishte edhe në reformën e inspektimeve, me ç’rat tha se kanë arritur rritje për 67% në numrin e inspektimeve në krahasim me periudhat paraprake, gjatë këtij mandati.

Për herë të parë në Kosovë, Hajdari tha se ka filluar mbikëqyrja efektive e produkteve të ndërtimit.

Ajo tha me ligjin për buxhetin e vitit 2023 do të ketë edhe 28 pozita shtesë për inspektoratin qëndror, pra prej vitit të ardhshëm. Ministrja potencoi se ministra që ajo udhëheq ka ndaluar nga qarkullimi në treg armaturën jocilësore, e cila tha se për 20 vjet ka hyrë në ndërtimet e larta në Kosovë.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë sa i përket rregullimit dhe mbikqyrjes së tregut të produkteve të naftës, pas më shumë se një dekade, në mars 2022, qeveria dhe parlamenti ka miratuar ligjin për tregti me produktet e naftës dhe karburantet e ripërtëritshme dhe sot konsiderojmë që në aspektin e ligjshmërisë, mbrojtjes së konsumatorit, tregtisë, çmimeve dhe cilësisë së produkteve të naftës, kemi një treg të rregulluar në këtë fushë.”, vijoi ajo.

Ndër të tjera, gjatë vitit 2022, minsitrja e MINT-it tha se janë sekuestruar mbi 300 mijë litra karburante jokonform me aktet nënligjore të destinuara për furnizim të ministrisë së Mbrojtjes, Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Ministrja Rozeta Hajdari, në fund të konferencës foli dhe për dënimin me 700 euro nga Gjykata themelore në Prishtinë për mosraportim të pasurisë.

Ajo u shpreh se dënimi që erdhi dje nga Gjykata, pra kjo dispozitë ka bazë vetëm elementin e faktorit kohë dhe tha se është faktor që ka ikur pa qëllim të keq dhe padashje gjatë vitit 2020 “kur kishim pandeminë, kur ishim në përballje me krizën me pandeminë, kur kishim edhe konfuzion më shumë raportime që ishin shtyrë gjatë kohës së pandemisë dhe me asnjë përfitim, nuk kemi të bëjmë me asnjë përfitim, nuk kemi të bëjmë me asnjë dëmtim të askujt, pra është çështje e lëshimit të kohës kur kemi raportuar me vonesë dhe si pasojë e qasjes sime në gjykatë lidhur me këtë çështje, është përcaktimi i tillë i vet dispozitës ligjore, unë nuk kam marrë ende vendimin, do ta marrë ta analizojë dhe kështu”. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%