Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today08/06/2022
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka dorëzuar përpara gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou të Gjykatës Speciale edhe kërkesën e tretë për lirimin e ish-kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në arrest shtëpiak apo edhe lirimin në një shtet të tretë që ka ofruar garancitë
Në këtë kërkesë avokati i Thaçit, Gregory W. Kehoe, ka thënë se vazhdimi i paraburgimit në Hagë bie ndesh edhe me liritë dhe të drejtat e njeriut.
Gjithashtu kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të përkohshëm të Hashim Thaçit në kushtet që konsiderohen të nevojshme dhe të përshtatshme, deri në 30 ditë përpara se të fillojë gjykimi.
Ndërkohë Prokuroria ka thënë se as transferimi i Thaçit në arrest shtëpiak në Prishtinë e as lirimi i tij në vendet e treta “nuk do të zvogëlonte rrezikun e arratisjes, pengimit të gjykatës, ngacmimit të dëshmitarëve apo edhe përsëritjes së krimit”./GazetaExpress/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)