Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/09/2022
Në Komunën e Prishtinës janë duke u kryer shërbimet komunale vetëm në rastet urgjente dhe kjo duhet të dëshmohet me një vërtetim. Kështu thotë drejtori i Administratës Publike në Komunën e Prishtinës, Bersant Beka. Te qytetarët kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha.
Komuna e Prishtinës po lëshon dokumente zyrtare vetëm në raste urgjente dhe të dëshmuara me vërtetim.
Drejtori i Administratës Publike në Komunën e Prishtinës, Bersant Beka, thotë se që nga fillimi i grevës puna në komunë është vështirësuar tej mase.
Qytetarët janë ata që po pësojnë nga greva në sektorin publik, që ka përfshirë vendin.
“Ka shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa të njerëzve në jetë të përditshme, e vonesat mandej po shkaktohen në punë e gjithçka. Në të gjithë qytetin duhet të drejtohemi vetëm në një pikë, vetëm me një aparat. Unë po pres për certifikatë familjare, pasi nuk mund ta nxjerr certifikatën në aparat. Përveç radhëve të gjata, po bllokohet edhe sistemi, mungesa e letrës përbrenda bankomatëve që i nxjerrim letrat, edhe për shkak të probleme teknike, përveç që presim, mbesim pa e marrë dokumentin”.
Nga ana tjetër, drejtori në Administratë Publike në Komunën e Prishtinës, Bersant Beka, pret nga Qeveria që të reflektojë ndaj kësaj situate.
“Pres që të reflektojë Qeveria dhe të mos i neglizhojë këto kërkesa të Sindikatës dhe në bazë të reflektimit, të na lehtësojë edhe neve punën. Greva nuk është komunale, është shtetërore dhe kërkoj nga kryeministri Kurti që t’i lënë inatet anash dhe të gjejë një zgjidhje”, ka thënë Beka.
Sidoqoftë, deri në ndërprerjen e grevës qytetarët edhe me tutje do të vazhdojnë të ballafaqohen me pritje dhe probleme për t’u pajisur me dokumentet që u nevojiten./Reporteri/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)