play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Gjyshja ukrainase që i mbijetoi holokaustit: Nuk më kanë vrarë Hitleri e Stalini – nuk do t’ia arrijë as Putini

today25/04/2022

Background
share close

Dy muaj më parë filloi pushtimi rus në Ukrainë, dhe edhe pse akoma nuk dihet se sa do të zgjasë kjo luftë, ukrainasit nuk e kanë ndërmend të dorëzohen.

E një prej tyre, është një gjyshe e cila ishte nëpër kampe përqendrimi të njëjtën kohë me Ana Frankun, e sot ka premtuar se do t’i mbijetojë edhe Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.

Anastacia Gulei është 96-vjeçe, e cila u detyrua të arratiset nga Ukraina pas hyrjes së trupave ruse. Katër muaj qëndroi si e burgosur e kampit të Auschitzit në kohën e njëjtën kur kishte qenë edhe Ana Frank.

Edhe pse atje vdiqën të paktën 1.1 milion njerëz, kryesisht hebrenj – Anastacia ka arritur të arratiset, kurse tani duket se është e vendosur t’i mbijetojë edhe agresionit të Putinit.

“I kam mbijetuar Hitlerit dhe Stalinit e do t’i mbijetojë edhe këtij Putinit”, shtoi Anastacia.

Kjo gjyshe që i mbijetoi holokaustit i ka krahasuar lëvizjet e Putinit në Ukrainë me ato të nazistëve, e më herët këtë muaj me rastin e 77-vjetorit të lirimit nga kampi i përqendrimit Bergen-Belsen, Putinin e ka cilësuar si njeri të gjenocidit.

“Nuk kam fjalë për adhuruesin e Hitlerit nga Kremlini dhe ato që i bëri në Bucha dhe Mariupol”, tha për fund kjo gjyshe ukrainase.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%