play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Gjukanoviq: E përkrahim Kosovën për anëtarësim në KiE

today18/05/2022

Background
share close

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se marrëdhëniet me Kosovën janë të shkëlqyera.

Ai në konferencë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se këtë vizitë e sheh si mundësi për forcimin e besimit të ndërsjellë, për hapjen e hapësirave të reja për avancimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Gjukanoviq ka thënë se me vëmendje të veçantë po përcjellin zhvillimet në skenën politike të Kosovës.

Ai ka thënë se e mbështesin gjithashtu dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ne jemi mirënjohës për faktin se Kosova është drejtuar drejt objektivave identike strategjike si Mali i Zi. Kjo është bazë që ne të mbështesim njëri-tjetrin për t’i kaluar sfidat në këtë rrugë. Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe jemi rrugës për BE. Në këtë fushë mund t’i ndihmojmë njëri-tjetrin. Po përcjellim edhe zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi. Ne e mbështesim dialogun politik mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe besojmë që vetëm dialogu politik mund të çojë te një zgjidhje”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që Kosovë të jetë konsistente në këtë proces.

Gjukanoviq ka thënë se tregojnë interesim të veçantë që ky dialog të vazhdojë.

“Kemi lajme të mira sa i përket Malit të Zi edhe përkundër problemeve me të cilat jemi ballafaquar kohëve të fundit. Jemi pajtuar se zgjedhja më e mire e mundshme është sistemi i vlerave evropiane anëtarësimi në BE dhe NATO. Besojmë që është koha që ta ndalojmë dilemat kur është fjala për politikën e zgjerimit të gjithë Evropës. Mendoj që ka ardhur koha që Evropa të përsërisë mesazhin e saj origjinal, e mesazhi është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkimin Evropian. Presim që në këtë moment do ta kemi të ripërtrirë determinimin e Evropës”, ka thënë Gjukanoviq.

Ai ka thënë se e mbështesin gjithashtu dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%