Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Të jesh rezident në Bashkimin Evropian sjell shumë përfitime. Në shtetas i huaj me banim në një vend të BE-së gëzon përfitimet që ofron vendi që jeton, por edhe të shteteve të tjera të unionit.
Ndër të tjera, një banor i ndonjë prej vendeve të BE-së, ka të drejtë të udhëtojë lirshëm në të gjithë zonën Shengen pa kufij, pa pasur nevojë të paraqesë dokumente kur kalon nga një vend në tjetrin.
Austri
Qipro
Blerja e një pasurie të patundshme me vlerë 300 mijë euro, është e mjaftueshme për një person që të plotësojë kriteret e para për të qenë rezident në këtë shtet.
Greqi
Greqia është e njohur për programin Golden Visa, i cili u jep të huajve të kualifikuar qëndrim në vend brenda 60 ditëve nga aplikimi. Investimi është një formë tjetër për të fituar lejen e qëndrimit.
Itali
Mënyra më e lehtë për t’u bërë rezident në Itali është duke investuar një shumë të caktuar parash në këtë vend. Një i huaj mund të investojë një minimum prej 2 milionë euro në obligacione të qeverisë italiane, një minimum prej 500,000 euro në aksione italiane, ose një minimum prej 1 milionë euro në projekte me interes publik në Itali.
Portugali
Të huajt mund të fitojnë rezidencën në Portugali përmes dy llojeve të investimeve – transferimit të kapitalit ose blerjes së një prone.
Spanjë
Spanja është një nga destinacionet më të kërkuara për investime, pasi vendi josh të huajt me plazhet e bukura, motin e nxehtë dhe historinë e pasur. Që të jesh rezident në Spanjë, duhet të paktën të blesh një pronë me vlerë 500 mijë euro./Euronews.al
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)