Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/05/2022
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se nëse Kosova anëtarësohet në Këshill të Evropës do të jetë hapi më i rëndësishëm pas Pavarësisë së Kosovës.
“Qytetarët e Kosovës, sipas sondazheve serioze ndërkombëtare të bëra në rajonin e Ballkanit, me mbi 90 % të përkrahjes për anëtarësim në BE dhe NATO janë thjesht qytetarët më pro evropianë të kontinentit tonë. Me emocione të veçanta dje kam pasë nderin të dorëzoj në sekretariatin e Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Kosovës në KiE. Anëtarësimi në KiE do të jetë për vendin tonë ndoshta hapi më i rëndësishëm që nga pavarësia e vitit 2008 në rrugën tonë drejt integrimeve evropiane”.
Gërvalla, në një konferencë për media, ka thënë se Kosova është e përgatitur mirë.
“Kosova është ndër shtetet e pakta dhe ndoshta është shteti i vetëm i cili në Kushtetutën e tij e ka inkorporuar drejtpërdrejtë Këshillin e Evropës dhe si pjesë të tij edhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Jemi shumë të lumtur që kërkesën tonë për anëtarësim gëzojmë përkrahje të gjerë politike brenda Këshillit të Evropës, prandaj jemi të kujdesshëm, mirënjohës dhe optimistë që homologët e mi në Këshillin Ministror me datën 20 maj të këtij viti do ta mirëpresin kërkesën tonë për anëtarësim”.
Kryediplomatja kosovare deklaron se Kosova ka qenë dhe është pjesë e Evropës.
“Jemi dëshmitarë të ndryshimeve fundamentale në arkitekturën evropiane dhe marrëdhënieve globale ndërkombëtare. Kosova ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pjesë integrale e Evropës dhe Perëndimit. Përfshirja e Kosovës në familjen e shteteve evropiane, në Këshillin e Evropës do të jetë kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe më në fund paqen në Ballkan”.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)