Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today05/05/2022
Një garazh i vogël ka dalë në shitje për 1.2 milion funte (rreth 1.4 milion euro) – por në pronë ka më shumë “sesa ato që shihen me sy”.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, kjo “kasolle” vjen me një fushë tenisi me madhësi të plotë – dhe ndodhet në një nga zonat më ekskluzive në Newcastle, Angli.
Çmimi mesatar për një pronë në Graham Park Road, Gosforth, ka qenë 1,9 milion euro gjatë vitit të kaluar.
Dhe kjo pronë ka leje planifikimi për një banesë të shkëputur e cila në përfundim do të ofrojë afërsisht 450 m² sipërfaqe bruto në tre nivele.
“Rruga me pemë të Graham Park Road shpesh tërheq blerësit e rajonit, të tërhequr nga arkitektura e bukur e zonës, kopshtet dhe afërsia me lokacionet tjera të rëndësishme dhe shkollat”, citohet të jetë thënë ndër tjerash në përshkrimin e shpalljes. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)