play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

GAP: Investimet kapitale në vitin 2022, në pikën më të ulët në dekadën e fundit

today29/07/2022

Background
share close

Realizimi i investimeve kapitale në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, është më i ulëti në dekadën e fundit, thuhet në një raport të publikuar nga Instituti GAP.

Sipas GAP-it, realizimi i investimeve kapitale si në nivel qendror po ashtu edhe në atë lokal ndodhet në këtë pikë për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore si dhe politikave qeveritare.

Investimet kapitale në nivelin qendror në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë 9 për qind, ndërsa në nivelin lokal janë 19 për qind.

Shpenzimi i buxhetit për investime kapitale gjatë vitit 2021 kanë qenë 19 për qind në nivel qendror dhe 26 për qind në nivel lokal.

Investimet kapitale kanë qenë solide edhe gjatë vitit 2020 kur pandemia COVID-19 kishte shpërthyer dhe rrjedhimisht vendi ishte në izolim total. Gjatë këtij viti shpenzimi i buxhetit për investimet kapitale kanë qenë 11 për qind për nivel qendror dhe 21 për qind për nivel lokal.

Agron Demi, analist i politikave në Institutin GAP, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës, për të cilën tha se nuk e ka trajtuar fare sfidën e rritjes së çmimeve në materialet ndërtimore.

“Realizimi i investimeve kapitale në gjashtë mujorin e parë të 2022 është në nivelin më të ulët të mundshëm, madje shkallë kaq e ulet e investimeve nuk është shënu as në vitin 2020 kur për shumë ditë kemi qenë të mbyllur”.

“Fajtor kryesor për këtë është rritja e çmimeve në materialet ndërtimore, por për këtë faj të madh ka edhe qeveria, e cila nuk e ka trajtua këtë sfidë fare”, ka shkruar Demi në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se përveç se të fokusohet në skema sociale, është mirë që Qeveria t’i kushtojë rëndësi edhe projekteve kapitale, “ngase pa projekte kapitale nuk do ketë pastaj as çka me shpërnda në skema sociale”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%