play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Funksioni sekret i trekëndëshave të vegjël në aeroplan, pak njerëz e dinë këtë

today31/05/2024

Background
share close

Nëse keni parë më nga afër kabinën e pasagjerëve të aeroplanit, mund të keni vënë re se ka trekëndësha të vizatuar në vende të caktuara. A keni menduar ndonjëherë se çfarë kuptimi kanë ato?

Pjesa e brendshme e kabinës është e shënuar me trekëndësha të vegjël që mund të jenë të kuq ose të zi.

Siç raporton, Travel Leisure, këta trekëndësh janë në linjë me krahët e aeroplanit dhe shërbejnë për një funksion të veçantë.

Ato janë veçanërisht të dobishëm në kushtet e dimrit për t’u siguruar që krahët të jenë shkrirë siç duhet (kërkohet një inspektim përpara nisjes, megjithëse kjo zakonisht bëhet nga ekuipazhi në tokë).

Vendet poshtë trekëndëshave ndonjëherë mund të referohen edhe si “Sediljet e William Shatner”.

Ekziston edhe një avantazh tjetër i fshehur i këtyre trekëndëshave të zinj. Nëse jeni duke fluturuar me një linjë ajrore që ju lejon të zgjidhni vetë vendin tuaj, kërkoni një nga trekëndëshat në kabinë. Kushdo që pëlqen të bëjë foto ose video nga dritarja për Instagram, do të ketë pamjen më të mirë mbi krahët nga këto ndenjëse. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%