play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

“Frymëzim për vajzat në mbarë botën”, Daily Mail shkruan për Dua Lipën pasi u shpall Ambasadore Nderi në Kosovë

today08/08/2022

Background
share close

Dua Lipa është shpallur Ambasadore Nderi e Kosovës në një ceremoni të mbajtur të premten (5 gusht) në Zyrën e Presidentes në Prishtinë.

“Këngëtarja, 26 vjeçe, ka lindur në Londër nga prindër shqiptarë, por pjesën më të madhe të fëmijërisë e kaloi në shtetin ballkanik”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Foto: Screenshot/Instagram

Dua u shpërngul në Prishtinë me familjen e saj pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por u kthye në Londër në moshën 15-vjeçare për të ndjekur një karrierë në muzikë.

Ajo u shfaq në rrjetet sociale të dielën për të ndarë foto nga ceremonia teksa u nderua nga presidentja Vjosa Osmani-Sadriu para prindërve të saj krenarë, Anesa dhe Dukagjin.

Dua krahas imazheve shtoi:”‘Dje pasdite më është dhënë titulli Ambasador Nderi i Kosovës nga presidentja jonë”.

“Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për ëndrra të mëdha. Faleminderit Kosovë”, vazhdoi më tej ajo.

Krijuesja e hitit “Levitating” është falënderuar nga presidentja për kontributin që ka bërë për vendin gjatë kësaj kohe.

 

Presidentja ndau gjithashtu një foto të ëmbël të vajzave të saj binjake, Dua dhe Anda, duke u takuar me këngëtaren, ndërsa e lavdëroi atë për të qenë “një frymëzim dhe model për vajzat në të gjithë botën”.

“Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës. Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill”, shkroi presidentja në anën tjetër.

“Prandaj sot në Presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë që ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%