Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19, liderët botërore do të takohen sërish në Davos, me diskutimet sot të fokusuara në luftën në Ukrainë dhe të ardhmen e tregtisë globale pas heqjes së kufizimeve në Kinë.
Në mesin e liderëve pjesëmarrës, do të jetë edhe kryeministri i Kosovës Albon Kurti.
Prezent në këtë forum do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Në forum, do marrë pjesë nga Shqipëria edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.
Pjesëmarrës do të jetë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, si dhe Kryesuesja e Komisionit Evropian, Ursula von ver Leyen.
Forumi Ekonomik Botëror përmban diskutime me panelistë, mirëpo vëmendjen e marrin takimet bilaterale mes krerëve të shteteve dhe të korporatave, që përfshijnë një pjesë të mirë të agjendës.
Tema bazë e këtij viti, “Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”, ka të bëjë me ndryshimin tektonik në tregjet globale dhe në marrëdhëniet politike, që ka ardhur si pasojë e pandemisë. /Reporteri.net/.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)