Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shqipëria është nikoqire e Islandës në Arenën Kombëtare për ndeshjen e raundit të fundit në Grupin 2 të Ligës B.
Kuqezinjtë kanë vetëm një pikë nga një barazim dhe dy humbje në grupin me tri skuadra (për shkak të pezullimit të Rusisë).
Islanda i ka tri pikë dhe mban vendin e dytë, pesë pikë prapa liderit Izrael. Në rast të fitores, Shqipëria do të ngjitet në pozitën e dytë duke e zhvendosur kundërshtarin një vend më poshtë.
Trajnerët Edoardo Reja dhe Arnar Vidarsson kanë bërë përzgjedhjen e formacioneve startuese për këtë takim.
Formacioni startues i Shqipërisë: Strakosha; Balliu, Ismajli, Veseli, Lenjani; Gjasula, Abrashi, Ramadani; Uzuni, Çikalleshi, Bajrami.
Formacioni startues i Islandës: Runarsson; Palsson, Gunnarsson, Magnusson, Olafsson; Johannesson, Helgason, Bjarnasson; Sigurdsson, Finnbogason, Thorsteinsson.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)