play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë e konsideron të bazuar vendimin e Speciales për Gucatin dhe Haradinajn

today18/05/2022

Background
share close

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë e konsideron të bazuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale ndaj dy krerëve të Organizatës së Vetëranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

FDHK kërkon nga Gjykata Speciale që të zgjerohen hetimet ndaj personave prej të cilëve mund të kenë rrjedhur dokumentet e kësaj gjykate.

Në reagimin e kësaj organizate thuhet se veprimet e tilla duhet të parandalohen pasi që e rrezikojnë sigurinë e dëshmitarëve dhe familjarëve të tyre, ndikojnë në zvogëlimin e besimit dhe kredibilitetit të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

“Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) e konsideron të bazuar vendimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe kërkon që hetimet të zgjerohen edhe ndaj personave prej të cilëve kanë rrjedhur këto materiale. Veprimet e tilla duhet të parandalohen pasi që e rrezikojnë sigurinë e dëshmitarëve dhe familjarëve të tyre, ndikojnë në zvogëlimin e besimit dhe kredibilitetit të DHSK dhe mund të kenë ndikim tek dëshmitarët që të ndërprenë bashkëpunimin me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës (DHSK&ZPS)”.

“Dëshmitarët dhe viktimat në procedurën penale duhet të ndjehen të sigurtë që të dëshmojnë pranë organeve të drejtësisë mbi ato se çfarë dinë apo çfarë kanë përjetuar me qëllim të ndriçimit të së vërtetës dhe arritjen e drejtësisë. Ky vendim duhet të krijojë një ambient të sigurt për dëshmitarët dhe viktimat si dhe mund të ndikojë në vetëdijesimin e personave të cilët potencialisht mund ta pengojnë administrimin e drejtësisë”.

Sot Gjykata Speciale e Hagës i ka dënuar me 4 vjet e gjysmë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%