play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Florent Hadërgjonaj rrëfen tmerrin që ka përjetuar skuadra e tij nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

today07/02/2023

Background
share close

Florent Hadërgjonaj ka dhënë një intervistë për 20min.ch për situatën aktuale në Turqi.

Turqia është goditur nga një tërmet shkatërrues në orët e para të ditës së hënë, duke lënë mbi tetë mijë persona të vdekur, mijëra të lënduar dhe ka ende persona që janë nën gërmadha.

Në intervistën për mediumin zviceran, reprezentuesi i Kosovës ka thënë se gjithçka është shkatërruar.

“Të gjithë janë të traumatizuar. Është një tronditje e madhe”, ka thënë Florent Hadergjonaj kur është pyetur nga 20min.ch.

Ish-lojtari i Young Boys është nën kontratë me klubin turk Kasimpasa në ligën e parë që nga viti 2020.

Të dielën pasdite, klubi i Stambollit luajti kundër Hatayspor – vendi që u godit nga një tërmet i fuqishëm disa orë më vonë.

Vetë Hadergjonaj ka qëndruar në Stamboll për shkak të një lëndimi, por ka qenë dëshmitar i katastrofës.

“Ekipi ishte pikërisht aty. Në orën katër të mëngjesit, biseda e ekipit ishte plot me mesazhe që u thoshte njerëzve të largoheshin nga hoteli”, shton 28-vjeçari.

“Shokët e mi të skuadrës ishin shumë me fat. Gjithçka përreth qytetit ishte shembur”.

Tërmeti zgjati rreth dy minuta. Ekipi më pas u nis me makinë për në Adana, rreth dy orë e gjysmë larg vendit ku ndodhi tërmeti më shkatërrues, dhe prej andej fluturoi për në Stamboll. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%