Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today23/05/2022
Qytetarët që fitojnë nga burime të ndryshme dhe për të cilin fitim nuk paguhet tatim, ministri i Financave, Hekuran Murati i ka ftuar që ta plotësojnë një formular elektronik, sipas ligjit, raporton Gazeta Express.
Në një konferencë për media, Murati tha se fitimet e tilla përfshijnë qiranë, fitimet kapitale, burimet nga jashtë e të tjera.
Të ardhurat tjera për të cilat kërkohet ky deklarim mund të jenë nga puna “freelance”, të ardhurat nga YouTube apo rrjetet sociale.
“Arsyeja pse kemi thirrur konferencë ka të bëjë me njërën nga deklaratat tatimore që duhet të plotësohet nga secili qytetar, shtetas apo rezident që gjeneron të hyra gjatë vitit të cilat nuk tatimohen në burim siç ndodh me pagën”, tha ai.
Ministri tha se “kanë mbetur edhe disa ditë deri në përfundim të afatit për deklarim”.
Shikoni këtu deklarimin e plotë të ministrit Hekuran Murati.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)