play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Fillon caktimi i termineve përmes telefonit për vizita specialistike në QKUK

today05/07/2022

Background
share close

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se ka filluar caktimi i termineve përmes telefonit për vizita specialistike në Klinikën e ORL-së dhe të Syve.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton të gjithë pacientët, se nga dita e mërkurë, 6 korrik 2022,  do të fillojë me caktimin e termineve përmes telefonit për vizita specialistike në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL)  dhe Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Caktimi i termineve bëhet çdo ditë pune, nga e hëna të premte,  në telefonin 038 500 600 34 44, nga ora  12:00 deri 14:30.

Pacienti me rastin e telefonimit duhet të ketë si dëshmi fletë-udhëzimin nga mjeku familjar, apo nga  mjeku specialist përkatës. Po ashtu, duhet të prezantohet edhe numri i letërnjoftimit dhe numri i telefonit. Nëse bëni termin pa udhëzim  nga mjeku përkatës, termini juaj do të anulohet!

ShSKUK është në finalizim  të planit për caktim të termineve përmes telefonit në të gjitha ambulancat specialistike të QKUK-së, për të cilat do t` ju informojmë, thuhet në njoftim.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%