play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Fillimi i grevës treditore pothuajse paralizon trafikun hekurudhor në Gjermani

today10/01/2024

Background
share close

Një sindikatë që përfaqëson shumë prej makinistëve të trenave në Gjermani, ka nisur një grevë treditore herët të mërkurën, pas një mosmarrëveshje me operatorin kryesor hekurudhor të shtetit në lidhje me orët e punës dhe pagat, shkruan agjencia “AP”.

Udhëtimet me tren nëpër Gjermani gati janë pezulluar plotësisht dhe udhëtarët po përpiqeshin të gjenin alternativa me autobusë, vetura apo aeroplanë.

“Deutsche Bahn” tha se vetëm 20 për qind e trenave të vetë të distancave të gjata janë në lëvizje dhe shumë udhëtime me trena rajonalë janë pezulluar.

“Greva e sindikatës së makinistëve të trenave (GDL) ka pasur ndikim masiv në komunikacionin hekurudhor në Gjermani. Ndjejmë keqardhje për kufizimet dhe shpresojmë që njerëzit që nuk ishin në gjendje të riplanifikonin udhëtimin e tyre, të arrijnë në destinacionin e tyre”, ka thënë zëdhënësja e “Deutsche Bahn”, Anja Broeker.

Greva e sindikatës, filloi të martën me trenat e mallrave.

Në mosmarrëveshjen për pagat, sindikata GDL kishte thirrur dy greva të mëparshme paralajmëruese vitin e kaluar. Ato zgjatën maksimalisht 24 orë.

“Deutsche Bahn” ishte përpjekur ta parandalonte në mënyrë ligjore grevën, por të martën mbrëma një gjykatë vendosi se greva mund të vazhdojë.

Në fund të muajit të kaluar, anëtarët e GDL-së votuan me shumicë dërrmuese për të organizuar greva.

Pos rritjes së pagave, çështja kryesore është thirrja e sindikatës për t’i reduktuar orët e punëtorëve nga 38 në 35 orë në javë pa ulje page, një kërkesë të cilën deri më tash punëdhënësit e kanë refuzuar.

GDL ka thënë se puna në hekurudhë do të bëhej më tërheqëse dhe do të ndihmonte në rekrutimin e punonjësve të rinj.

“Deutsche Bahn” tha se kërkesa nuk është e mundur të përmbushet.

Ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing, u ka bërë thirrje të dyja palëve të kthehen në tryezën e bisedimeve.

“Duhet gjetur një mënyrë me të cilën dakordohen të dyja palët”, tha ministri për “Bild”. “Kjo nënkupton të flasim me njëri-tjetrin. I bëjë thirrje palëve të kthehen në tryezën e bisedimeve”.

Megjithatë, kreu i sindikatës Claus Weselsky tha se i takon “Deutsche Bahn” të paraqesë një ofertë më të mirë. Ai ka thënë se nëse nuk ka ofertë të re deri të premten atëherë “do të merren hapa të mëtutjeshëm”.

Qytetari nga Frankfurti, Mike Walter, nuk ka shprehur mirëkuptim për grevën.

“Kam një termin për t’u operuar në orën 10:00, termin të cilin kam pritur me muaj të tërë”, ka thënë Walter.

Greva e makinistëve të trenave po mbahet në kohën e njëjtë me një grevë njëjavore të fermerëve, që kanë bllokuar rrugët e qytetit dhe rrugët hyrëse në autostrada në disa pjesë të vendit, duke filluar nga e hëna.

Ata kanë bllokuar trafikun me traktorë, duke protestuar kundër planit të Qeverisë për të shkurtuar subvencionet për bujqësi.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%