Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today05/12/2024
FIFA nuk do të lë asgjë të pengojë Kupën e Botës për Klube, që do të organizohet për herë të parë vitin e ardhshëm në një format të ri që përfshin 32 ekipe. Turneu njëmujor do të zhvillohet midis 14 qershorit dhe 14 korrikut, atëherë kur është pushimi midis sezoneve.
Me premtime për pagesa të mëdha për 12 klubet evropiane të përfshira, FIFA do të organizojë një short të enjten në mbrëmje për të vendosur grupet.
Formati do të jetë i njëjtë me Kupën e Botës, me tetë grupe me nga katër, dhe fazat e eliminimit me 16 ekipe.
Sipas gazetës Marca, FIFA gjithashtu do të hapë një afat kalimtar të ri transferimesh.
Organi drejtues i futbollit do t’i lejojë skuadrat të bëjnë transferime midis 1 qershorit dhe 10 qershorit, për të nxitur klubet që të forcohen për garën dhe gjithashtu t’u japë atyre mbulim ligjor.
Një afat kalimtar i tretë i transferimeve do t’i lejojë lojtarët të lëvizin përpara turneut, pasi një efekt anësor i turneut do të jetë lejimi i klubeve të zgjasin kontratat e lojtarëve të tyre në mënyrë të njëanshme deri në fund të turneut.
Lojtarët nuk do të lejohen të luajnë për dy ekipe të ndryshme gjatë Kupës së Botës për Klube.
Shumica e kontratave përfundojnë më 30 qershor në Evropë, ndërsa afati kalimtar veror hapet më 1 korrik, por rregulli i ri do t’i lejojë lojtarët të luajnë për tre ekipe të ndryshme në të njëjtin sezon.
Gara e re ka marrë reagime të konsiderueshme, pas ankesave për shtyrjen e tepërt të lojtarëve elitar. Vetëm Real Madridi mund të luajë deri në 71 ndeshje këtë sezon, dhe yjet ndërkombëtarë padyshim që do të shkojnë përtej kësaj shifre. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)