play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

FFK refuzon kërkesën e Prishtinës, fitorja i takon Dukagjinit

today14/02/2023

Background
share close

Komisioni i Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për ndeshjen e xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës ndërmjet Dukagjinit dhe Prishtinës.

Kjo ndeshje që u luajt të dielën, përfundoi me fitoren 1-0 të Dukagjinit pas një goli diskutabil.

Pas ndeshjes, Prishtina kishte deponuar ankesë duke kërkuar përsëritjen e ndeshjes, gjë që u refuzua nga Komisioni i Garave.

Goli në këtë ndeshje u shënua në fund të pjesës së parë, kur arbitri Mentor Ajeti fillimisht u ndali lojën para se Mërgim Pefqeli të shënojë autogol. Mirëpo, pas rishikimit të VAR-it, ai e pranoi golin si të rregullt.

Një ditë pas ndeshjes, vetë arbitri Ajeti kishte kërkuar falje publike duke pranuar gabimin e rëndë që e kishte bërë me pranimin e golit.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa e FC Prishtina – nga Prishtina dhe ndeshja e javës së 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, ndërmjet KF Dukagjini dhe FC Prishtina, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, 1:0 në favor të KF Dukagjini nga Klina”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Komisionit të garave.

Sipas komisionit, rasti kontestues i kësaj ndeshjeje nuk mund të cilësohet si shkelje esenciale bazuar në nenin 79 të rregullores së garave. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%