play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Federata e Basketbollit paralajmëron mbylljen e palestrave për tifozë

today19/09/2023

Background
share close

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të shqyrtojnë mundësinë e marrjes së disa vendimeve rigoroze për të garantuar rend dhe qetësi në palestrat sportive gjatë ndeshjeve të basketbollit, sidomos pas dhunës së shfaqur në finalen e Superkupës së Kosovës ndërmjet Pejës dhe Trepçës ku pati edhe persona të lënduar, në mesin e të cilëve edhe gazetarja Ulpiana Emra.

Kryetari i kësaj federate, Arben Fetahu, tha për KosovaPress se pritet që të merret vendimi që ua ndalon hyrjen në palestrat sportive në ndeshjet e basketbollit tifozerive të organizuara sepse veprimet e tyre huliganeske po e dëmtojnë rëndë sportin e basketbollit.

Ndërmarrjen e masave të rrepta kundër kësaj dukurie e ka kërkuar edhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. Ajo përmes një reagimi në Facebook ka thënë se nëse zgjidhja është ndalimi i tifozëve, atëherë ky vendim duhet të merr nga ana e FBK-së.

“Federata e Basketbollit të Kosovës duhet të ndërmarr masa të rrepta për parandalimin e përsëritjes së situatave të tilla. Nëse përgjigjja është ndalimi i tifozëve në palestra sportive, atëherë do të obligohemi të ndërmarrim diçka të tillë për këtë sezon të re në basketboll. Duhet të kuptojmë, se sjelljet e tilla po e dëmtojnë imazhin e sportit si përbrenda vendit, po aq dhe jashtë vendit. Nuk ka asnjë fitues në këtë mes. Ndërsa dëmi është i përbashkët. Për këtë, ata që janë përgjegjës duhet të japin përgjegjësi pranë organeve të rendit.”, ka shkruar Osmani.

Nga ana tjetër, ish-basketbollisti dhe analisti Ismet Ferati tha për KosovaPress se urrejtja që po shfaqet nëpër palestra mes grupeve të tifozëve është e pakuptueshme, ndërsa ka bërë thirrje që të instalohen kamerat e sigurisë nëpër palestra në mënyrë që nxitësit e dhunës të identifikohen dhe pastaj të dënohen.

Por, Ferati theksoi se ideja për mbylljen e palestrave për tifozët nuk është zgjidhja e duhur sepse çdo sport zhvillohet për tifozët.

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll do të nisë më 22 shtator dhe ky mund të jetë edicioni i dytë që ndeshjet të zhvillohen pa praninë e tifozëve në tribuna.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%