play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Eurodeputetja franceze e ekstremit të djathtë: Kosovës as viza as integrim në BE

today08/07/2022

Background
share close

Eurodeputetja franceze e ekstremit të djathtë, Dominique Bilde, ka thënë se Kosovës as nuk duhet t’i liberalizohen vizat e as të lejohet që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, shkruan Gazeta Express.

Kështu ka shkruar Bilde pasi në Parlamentin Evropian është diskutuar për Kosovën, e ku ndër të tjera është thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përmbyllet me njohje reciproke mes dy shteteve.

“Kosova ishte në program këtë javë në Parlamentin Evropian. Ne refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë që të hiqen vizat për shumë shtetas të tyre. Është koha të ndalet kjo marrëzi”, ka shkruar francezja Bilde.

Ndaj saj ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, duke i thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se liberalizimi nuk ndërlidhet me zgjerimin.

“Me gjithë respektin zonjë, e keni gabim për këtë. Institucionet e Kosovës i kanë plotësuar të gjitha kriteret për udhëtim pa viza kohë më parë. Liberalizimi i vizave nuk ka lidhje me zgjerimin. Qytetarët e Venezuelës udhëtojnë pa viza në BE”, ka shkruar Çitaku

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%